Berat,plagosen me thikë babë e bir nga fqinjët, arrestohen dy vëllezërit.

Babë e bir janë plagosur me thikë nga dy fqinjët e tyre pas një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në fshatin Bilçë të rrethit të Beratit.
Feçor dhe Stiljano Kërkuta, përkatësisht 52 dhe 18-vjeç, pas një konflikti me fqinjët e tyre për kalimin e një traktori në tokën që ata kanë në pronësi, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Më pas debati ka degjeneruar në sharje e ofendime deri në momenti që vëllezërit Alban dhe Arti Hasani kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar disa herë në trup at e bir, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë është njoftuar policia,e cila ka bërë edhe arrestimin e 2 vëllezërve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Të plagosurit, Feçor dhe Stiliano Këkruta janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit. Babë e bir pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë marrë të dy më shumë se 2 goditje më thikë në trup.
Add new comment