BE: Në Srebrenicë është kryer gjenocid

Një gjenocid është kryer në Srebrenicë, në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1995, theksoi sot Komisioni Evropian duke dënuar përpjekjet për rishkrimin e historisë.
"Bashkimi Evropian hodhi poshtë çdo përpjekje për rishkrimin e historisë. Masakra e Srebrenicës ishte një gjenocid, ashtu siç e kanë konfirmuar njëzërI TPIY dhe CIJ", konfirmoi një zëdhënës i Komisionit Evropian pas deklaratave të presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka mohuar ekzistencën e një gjenocidi në këtë qytet.
Ballkanweb.com
Comments
Do ishte krim i rende apo
<p>Do ishte krim i rende apo masaker nqs do ishin vrare psh 80 vete; eshte pa asnje disktutim gjenocid kur vriten mbi 8000 vete !!</p>
Add new comment