Batutat e Ramës për statusin: Kur ta marrim s'do këndojë më Çiljeta me të tjerë.

Postuar në 05 Qershor, 2014 03:18

Gjatë prezantimit të raportit të KE ditën e djeshme, ku u rekomandua dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit Rama. “Kur ta marrim nuk do këndojë më Çiljeta me të tjerë”, tha Rama.

Rama: Më citoni saktësisht. Unë kam thënë, kemi detyrimin që të bëjmë atë që na takon për të marrë provimin për të cilin ka një komision, komisioni i provimeve. Pastaj a ka vend klasa që të hymë dhe ne apo duhet të presim, këtë e vendos drejtoria. Me kutjon pyetjen, çfarë do bësh ti po të humbësh zgjedhjet? Ne në këtë rast e kemi bërë detyrën tonë.

Fyle: Duhet të jetë diçka që gjendet në ajër në Shqipëri, se kushdo që është në opozitë, disa shqisa evropiane sikur fiken dhe bëhet tmerrësisht vështirë që të arrihet konsensusi për atë që unë gjithmonë e kam quajtur axhenda evropiane.

Rama: Me vjen keq për Çiljetën dhe këngëtare te tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë po të ishin të tjerë në qeveri. As sot, as kur të marrin statusin nuk do ketë as fishekzjarre dhe as koncert, e as miting kundër opozitës. Do ketë vetëm një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Nuk është e lehtë të kërcesh as vallen e shpatave me një tjetër kur tjetri nuk do, jo më të kërcesh Shtrausin kur tjetri nuk do. Ky është një kërcim shumë i sofistikuar për të shkuar bashkë drejt BE-së. 

Nga fundi i konferencës Rama: Siç e ka tradita, fjala e fundit i jepet mikut (Fyles) madje dhe në tavolinën e dialogut të lartë ia lamë opozitës. (qesh) 

Fyle: (Qesh dhe ai) Mund ta konfirmoj këtë vërtet ashtu ndodhi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.