Balla: Jozefin, ja si emërove diplomat në Francë dhëndrin tënd këngëtar.

Postuar në 05 Qershor, 2014 10:58

Opozita kërkon hetimin e emërimeve në adminsitratën shtetërore nga shtatori i 2013-ës, por mazhoranca jep dakordësi për komisionin, vetëm nëse hetimi i emërimeve nis nga vitit 2009 kur të djathtët ishin në pushtet. E kjo, pasi sipas shumicës në Parlament, ka shumë vend për debat kur vetëm në sistemin diplomatik ndodheshin fëmijët e politikanëve.

Deputeti socialist Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit solli një sërë ermash të fëmijëve të deputetëve të djathtë të emëruar në seli të ndryshme diplomatike, e ku më “pikanti” ishte dhëndri i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Luis Ejlli, diplomat në ambasadën tonë në Francë.

Në Cv-në e tij, citon Balla, evidentohej fakti që është këngëtar dhe që ka fituar një nga festivalet e RTSH-së, dhe ky cmim sipas Ballës, me ndërhyrjen e Topallit. Por ka edhe raste kur burrë e grua punonin në një ministri.
 
“Historia e vëllait në kosnullatë në Milano dhe dhëndërrit që nuk duhet të linte vajzën vetëm në Francë . Jozefinë, kërko falje që fëmijët e politikanëve mbushnin sistemin diplomatic. Djali i Neritan Cekës, vajza e Jemin Gjanës, vëllai i Bogdanit, motra e Frangajt, dhëndrri i Jozefinës, i cili në CV-në e vet kishte shkruar “jam këngëtar dhe kam fituat festivalin e rtsh të vitit 2012, edhe atë e kishte fituar me mik se ndërhyri kjo. Kishte dhe burrë e grua në ministri të jashtme. Por përdorini këto moment për të kërkuar falje”, -tha deputeti socialist Taulant Balla.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.