Athinë, protesta kundra neonazistëve

Mijëra vetë u bashkuan në një proteste në Athinë të organizuar nga grupime anti-raciste dhe të majta duke bërë thirrje që të përjashtohet nga Parlamenti grek. Agimi i Artë, partia Neonaziste, pasi një prej anëtarëve të saj gjuajti me shpulla një politikane komuniste.
Marshimi kundër racizmit ishte planifikuar disa javë më parë por mori një tjetër kthesë pas incidentit të së enjtes, në një televizion privat. Mijëra njerëz morrën pjesë në tubime në të paktën 15 qytete. Parrulla kryesore e hedhur ishte "kurrë përsëri fashizmi në Parlament."
Qindra e anëtarëve të komuniteteve të emigrantëve në Athinë e më gjerë u bashkuan me marshimet e protestës.
Ilias Kasidiaris, anëtar i Parlamentit është shpallur në kërkim nga policia greke pas aktit të së enjtës. Agimi i Artë, hyri në Parlament me rreth 7 ë votave në zgjedhjet e 6 majit, pas një fushate me parrulla kundër emigrantëve, krimit në rritje dhe dominimit evropian.
Në një klimë të tensionuar politike, Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka dhënë alarmin për rritje të dhunës me sfond raciste në Greqi. Albanian Screen
Add new comment