Arrestohet polici, i kërkoi 500 mijë lekë qytetarit, në këmbim të gjobës.

Njësia Task Forcë e Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me SHKB-në kanë arrestuar në flagrancë sot në mbrëmje, pas nje hetimi disa-ditor një oficer të Policisë gjyqësore pranë Sektorit te Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Në pranga të policisë ka rënë efektivi blu A.Elezi, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Mësohet se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Elezi ka konstatuar se një shtetas ka qenë duke ndërtuar pa leje një banesë në një komune të Shkodrës, duke i shprehur qytetarit se për ndërtimin pa leje, gjoba ndaj tij arrinte në shifrën e 5 milionë lekëve të reja.
Për të mos e vendosur këtë gjobë, oficeri i policise A.Elezi i ka kërkuar qytetarit shumën 50,000 lekë të reja në këmbim. I gjendur në këto kushte, ky shtetas ka bërë kallëzim ndaj efektivit të policisë.
Pas hetimeve të kryera nga Njësia Task-Forcë e Prokurorisë Shkodër, u bë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i policit A.Elezi, në momentin që po i merrte kallëzuesit shumën prej 50.000 lekësh të reja.
Add new comment