Apeli nxjerr nga burgu Gjeneral Gjokën, do hetohet në gjendje të lirë.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:37

Gjykata e Apelit të Vlorës ka ndryshuar masën e arrestit për  Gjeneral Syrja Gjokën duke e liruar nga burgu. Gjeneral Gjoka, ish-komandanti i Brigadës Logjistike në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë. Gjoka akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në kohën kur ai ka qenë Komandant i Bazës Ushtarake të Aviacionit në Kuçovë.
 
Më 19 maj Gjykata e Beratit vendosi masën e arrestit me burg për Gjokën, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë vendosi që Gjenerali të hetohet në gjendje të lirë.  
 
 
Arrestimi i Syrja Gjokës, me gradë ushtarake "Gjeneral Brigade", i cili ushtronte aktualisht detyrën e komandantit të logjistikës në FA, ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila prej disa muajsh e kishte vënë nën hetim.
 
Sipas prokurorisë, Gjoka akuzohet se në periudhën kohore 2011-2012, kohë kur ka qenë me detyrë Komandant i Bazës Ushtarake të Aviacionit në Kuçovë, i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë lekësh të reja, nga prishja e disa objekteve, pronë e Ushtrisë.
 
Sipas burimeve nga prokuroria e Beratit, gjenerali Syrja Gjoka dyshohet se është përgjegjës për shkatërrimin e 7 objekteve të Forcave të Armatosura në Kuçovë, pa marrë leje nga strukturat eprore, Komandës së Forcës Ajrore Tiranë. Gjithashtu, në të gjitha rastet, komisioni i prishjes së objekteve të pamiratuara nuk ka konstatuar materiale me vlera magazinimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.