Aksioni në Lazarat, Braçe: Krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar përmes rrjetit social Facebook mbi aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat.
“Mbështetje pa fund për çdo polic të Shtetit që është në operacion tani në Lazarat!! Mbështetje qytetare e politike për ministrin e Brendshëm e për drejtorin e Policisë së Shtetit që është në krye të operacionit!!”, shkruan Braçe në Facebook.
Deputeti i PS-së thotë se krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia.
“Fund krimit të drogës në qendrën më të madhe të tij, në Lazarat!! Thirrje çdo banori të distancohet nga grosistët e droges!!” shkruan Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe.
Add new comment