7 vite burg për koleksionistin e ikonave Gjergji Thimio.

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:20

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet heqje lirie koleksionistin e ikonave Gjergji Thimio  dhe me 6 vite Arben Spahon nën akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit. Vendimi është marrë sot në seancën e rradhës gjyqësore ndaj dy të akuzuarve. 

Në senancat e mëparshem Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg për Thimion dhe 7 vite burgim për Spahon.
 
Koleksionisti Thimio përfiton gjykim të shkurtuar ndaj dënimi i ulet në 4,8 vite burg ndërsa Spaho do të kryej 4 vite burg.  
Sipas prokurorisë, nga hetimet e kryera rezulton se Gjergji Thimo ka qenë bazë për hajdutët që vjedhin kishat dhe ky shtetas është marrë me veprimtari të paligjshme. 

Madje sipas prokurorisë, Gjergji Thimo ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe, sikurse thekson në pretencë prokuroria, "hajduti ka thënë kapeni hajdutin", pasi edhe Spaho ka qenë i dënuar më parë për vjedhje të veprave të artit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.