30 familjet e përmbytura, Avokati i Popullit u premton ndihmë

Avokati i Popullit u premton banorëve të përmbytur nga ujërat e Liqenit të Fierzës në Kukës se do të negociojë me të gjitha institicionet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Gjatë një inspektimi në terren, për të parë nga afër gjendjen ku po jetojnë 30 familjet e përmbytura të fshatit Breg Lumë, komisionerët e Avokatit të Popullit thanë se do të ndërhyjnë urgjentisht.
"Nga ana jonë do të bëhen përpjekje pranë ministrisë së Brendshme, shefit të emergjencave civile, qoftë dhe kryeministri për të kërkuar një ndërhyrje emergjente për të parë mundësinë e sistemimit të këtyre banorëve në ambiente të tjera, ose për të parë mundësinë në momentin që do të bien ujërat, e ndërtimit të një prite që të kufizojë ardhjen e ujërave deri në banesat e këtyre banorëve", tha Arben Shkëmbi, komisioner i Avokatit të Popullit.
"Fëmijët në shkollë nuk shkojnë fare se nuk kanë nga të kalojnë. Kemi nxjerr varka që rrjedhin, transportin e gjërave ushqimore e bëjmë me rrezik të madh. Vetëm telefonit që të flasim me njerëz jashtë shtëpisë nuk kemi çtë themi tjetër", thotë një banor i fshatit.
Fshati Breg Lumë e kryesisht lagjia "Kovaç" ka më shumë se tre javë që janë të izoluar nga ujërat e liqenit, pa llogarituar nivelin e lartë të ndotjes pasi këto ujëra sjellin me vete edhe mbeturinat e liqenit të ndotur prej më shumë se një muaji.
Albanian Screen
Add new comment