“Vdekje për shqiptarët”, rikthehen grafitet antishqiptare në Maqedoni

Postuar në 21 Qershor, 2012 04:54

“Vdekje për shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Kumanova pa shqiptarët” si dhe shenja të emblemës serbe janë përmbajtjet e grafiteve që janë hasur pranë shkollave dhe spitalit gjatë dy ditëve të fundit në lagje qendrore të qytetit të Kumanovës, në Maqedoni. 

Agjencia e lajmeve INA raporton se qytetarët janë të indinjuar nga këto akte që nxisin urrejtje dhe se apelojnë që policia të ndërmarrë masat për të gjetur autorët. 

"Pjesa më e madhe e grafiteve janë në shkollën “Naim Frashëri” ku janë kamerat e sigurisë pranë shkollës që mund të zbulojnë autorët e këtyre grafiteve", janë shprehur banorët e prekur. 

Autoritetet e Ministrisë së Punësve të Brendshme të Maqedonisë nënvizojnë se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse. 

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.