“Presidenti”, MJAFT kundër kandidaturës së Nanos, Metës dhe Topallit

Postuar në 18 Maj, 2012 09:52

 Lëvizja MJAFT ka kundërshtuar sot emrin e Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Ilir Metës për postin e presidentit të Republikës. Të rinjë të kësaj lëvizje kanë improvizur para institucionit të presidencës larjen e posterave të Nanos, Topallit dhe Metës, që sipas tyre janë të zhytur në llumin e korrupsionit. 

“Sic e patë simbolikisht, ajo që po tentonim të bënim ne sot, është që tre figurat kryesore që janë propozuar për emrin e presidentit të Republikës, i cili është edhe posti më i lartë i këtij vendi, ne tentuam ti pastronim ato nga njollat që kanë, ndërkohë që janë të pamunduara për tu hequr. Individë të tillë, më karrierë të tillë politike ku përfshihet korrupsioni, nepotizmi, trafiku ndërkombëtar i armëve, përdhunimi i institucionit të Parlamentit, apo dhe të tjera si këto, besojmë se as nuk mund të jenë të gatshëm për postin e presidentit, as nuk mund të jenë ato që vendosin postin e presidentit, i cili është edhe institucioni që duhet të bazohet mbi parime jo pëatizane, por mbi parimin e shumicës së Parlamentit, por gjithashtu edhe mbi parimin e mbrojtjes së demokracisë dhe institucioneve autonome qofshin këto apo jo”,- deklaroi përfaqësuesi i MJAFT. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.