“Fund marrëzisë”, 42 oficerë të krimit ekonomik “spiunuan”.

Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm ka faktuar edhe shkeljet e bëra nga oficerë policie gjatë operacionit kundër lojërave të fatit të koduar “Fund Marrëzisë”. “Inspektimi i procedurave të ndjekura nga Seksionet Kundër Krimit Ekonomik në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, dhe mbi bazën e konstatime të evidentuara në raportin e inspektimit u sugjerua strukturave kompetente të Policisë së Shtetit, fillimi i ecurisë disiplinore për 42 punonjës, nga të cilat 17 prej tyre janë trajtuar si “shkelje e rëndë” e disiplinës dhe 15 prej tyre si “shkelje e lehtë” e disiplinës.
Ndërsa për 7 punonjës është sugjeruar “këshillim”, si masë jo disiplinore”, thuhet në raportin e SHKB-së. Ky institucion ka kallëzuar në prokurori 2 raste të kryerjes së veprës penale “të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “shpërdorimit të detyrës” para dhe gjatë kryerjes së këtij operacioni policor, nga 4 punonjës policie në bashkëpunim dhe me 25 SHKB persona, pronar lojërash fati.
Çështjet janë regjistruar në prokuroritë e rretheve dhe i janë kaluar për delegim kompetencash sektorëve të SHKB-së, dhe janë në hetim.
Add new comment