Seksi si ilaç
Efektet pozitive të seksit në shëndetin e njeriut janë pranuar në kultura të ndryshme prej shuë kohësh. Në mjekësinë tradicionale kineze, seksi i pamjaftueshëm konsiderohet shkak për sëmundje.
Nina Cheng, eksperte e mjekësisë kineze thotë se seksi i rregullt është thelbësor për shëndet të mirë.
“Ndërsa mjekësia tradicionale kineze shpesh thekson efektet e mundshme afatgjata të aktivitetit të tepruar seksual, shumë nuk e kuptojnë se seksi i pamjaftueshëm konsiderohet gjithashtu shkak për sëmundje në mjekësinë kineze,” shton ajo.
Cheng i referohet një teksti kinnez 2000-vjeçar të seksologjisë "Su Nu Jing". Ky i fundit përcakton si të domosdoshme një seancë seksi në katër ditë për ata që janë në të 20-at.
Për 30-vjeçarët, çdo tetë ditë, ndërsa 40-vjeçarët një herë në 16 ditë.
Gjërat ngadalësohen me avancimin e moshës së mesme. Teksi kinez pretendon se njerëzit në të 50-at duhet të bëjnë seks një herë në tre javë (21 ditë), ndërsa 60-vjeçarët që bëjnë seks vetëm një herë në muaj mund të shohin të njëjtat përfitime.
Për njerëzit modernë, këto frekuenca mund të duken të pamjaftueshme. Mjekët tani rekomandojnë akte më të shpeshta.
Për meshkujt, një hulumtim i Universitetit të Harvardit gjeti se ejakulimi i shpeshtë mund të jetë çelësi për të shmangur kancerin e prostatës.
Një studim me rreth 32 000 meshkuj zbuloi se nivelet e larta të aktivitetit seksual mund të zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës me 33%.
Numri optimal i ejakulimeve është 21 në muaj - ose më shumë se pesë herë në javë, thonë studiuesit.
Ndërkohë, femrat duhet të arrijnë orgazmën pothuajse çdo ditë.
Andrea Pennington, mjeke amerikane, thotë se gratë duhet të kenë të paktën tre orgazma në javë.
“Përfitimet janë të shumta,” tha ajo. “Nga lehtësimi i stresit nga depresioni dhe ankthi, na bën më të këndshëm dhe është qetësues dhimbjesh.”
Add new comment