Sulmi në Moskë, 4 të dyshuarit e ndaluar janë shtetas taxhikë

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi terrorist i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Moskë ku deri tani janë regjistruar 133 viktima. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se sulmuesit u larguan me një makinë Renault të bardhë, i cili u kap në rajonin Bryansk, vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit ukrainas, me katër shtetas Taxhikistan në bord.
Sulmuesit, para se të arratiseshin me një Renault të bardhë, hodhën edhe granata ose shishe ndezëse dhe pak më pas e gjithë ndërtesa u përfshi nga flakët. Pasaportat e Taxhikistanit u gjetën në makinën e përdorur për arratisje. Sipas burimeve të inteligjencës ruse, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani, konkretisht: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç.
Makina, në të cilën udhëtonin katër të dyshuarit për sulmin në auditorin e rajonit të Moskës, u gjet në distriktin Karaçi, rajoni Bryansk. Këtë e ka konfirmuar deputeti rus Alexander Khinshtein, sipas të cilit makina nuk është ndalur kur policia ka tentuar ta ndalojë të arratiset. Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makina është përmbysur. Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, të tjerët u larguan në pyjet përreth. Një i dyshuar i dytë u gjet pothuajse menjëherë dhe u arrestua. Në veturë janë gjetur një pistoletë PM, një karikator për një pushkë AKM dhe pasaporta të qytetarëve të Taxhikistanit.
Add new comment