25 vjet nga sulmi i NATO-s, adoptohet politika e vajtimit për Serbinë

Postuar në 23 Mars, 2024 17:57

Serbia ka përkujtuar 25 vjetorin e sulmit të NATO-s që çoi në lëshimin prej saj të Kosovës. Me këtë rast, ministra të qeverisë serbe kanë cilësuar konfliktin si një përballje të serbëve në mbrojtje të atdheut të tyre duke pretenduar se në këtë përvjetor, përherë e më shumë vende po e rishikojnë qëndrimin e tyre për “agresionin”.

Vetë agresioni përfaqësonte një rënie të drejtësisë dhe moralit dhe ishte thellësisht i padrejtë

citohet ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vucevic.

Ai ka nënvizuar detyrimin që qeveria ka për ‘t’i treguar brezave të rinj të vërtetën e agresionit të NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi dhe të vërtetën për Kosovën dhe Metohinë”.

Në këtë kuadër edhe ambasadorët e Francës, Italisë, Gjemanisë, Norvegjisë, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë autorizuar një deklaratë përmes së cilës shprehin vlerësimin se “ishte një ndërhyrje ushtarake e padëshiruar” dhe shprehin keqardhjen për humbjen e jetëve të pafajshme në Kosovë dhe Serbi.

Qëndrimet në fjalë bëjnë pjesë në një përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për të mos pranuar asnjë përgjegjësi, jo vetëm për luftën e Kosovës, por edhe për shkatërrimin e Jugosllavisë. Duke injoruar se ishte politika nacionaliste e Beogradit ajo që çoi në një proces lufte dhe krimes me të cilat Serbia as sot nuk i ka bërë llogaritë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe pse politika eshte teme e nderlikuar spjegohet thjesht: Politika merret me vendimet dhe rregullat qe ndikojne ne menyren se si jetojne njerzit se bashku ne nje shtet. Ato bejne politiken e tyre, bejne lojen e tyre, gjejne zgjidhjen e problemeve sipas kendveshtrimit te tyre, duke adresuar e tjetersuar me strategji problemin e duke bere viktimen dhe ja dalin ne arenen nderkombetare te tjetersojne faktet. Cfar bejne shqiptaret? Hic! Nuk perkujtojne masakra, nuk perkujtojne sulmin e Natos si shpetimtare. Nuk bejne politike, nuk merren me politika e rregulla qe te ndikojne ne sfidat qe ka vendi. Qe te mos e zgjas do ishte me mire te kritikoje politikat ne Kosove se sa politikat e Beogradit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.