Nuk më duhet Daçiç për të marrë shumicën. Nëse humbas, zgjedhjet presidenciale në maj ose shtator 2024

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 13:51

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për reviztës NIN se ai nuk po konsideron emrin e Ivica Daçic për kryeministër në zgjedhjet e 17 dhjetorit të këtij viti. Komenti ka ardhur pas lajmeve në mediat serbe se Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste dhe një aleat i Vuçiç, u përfol si kandidaturë në kushtet e një rinegociimi brenda koalicionit.

Duket se ka tensione mes partnerëve pasi presidenti serb ka theksuar se “nuk ka nevojë për PSS-në që të sigurojë shumicën në zgjedhje”.

Lidhur me një rezultat eventual negative në zgjedhje, Vuçiç ka sqaruar se në një rast të tillë ai do të urojë kundërshtarët po atë natë dhe do të nisë menjëherë diskutimin për zgjedhjet presidenciale në maj ose shtator 2024.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.