Konjufca: Serbia duhet futur në karantinë dhe protektorat ndërkombëtar

Postuar në 12 Tetor, 2023 12:54

Në një intervistë për seksionin shqip të Deutsche Welles, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta fusë Serbinë në karantinë dhe ta marrë atë në protektorat për shkak se ky shtet është burim tensionesh në rajonin e Ballkanit.

Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar.  Ushtria e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, ministria e Mbrojtjes ministria e puneve te Brendshme të Serbisë duhet të monitorohen nga vendet e BE-së, sepse këto institucione dalin në shtete të tjera e vrasin njerëz, siç na ndodhi neve me sulmin e 24 shtatorit

është shprehur Konjufca.

Sipas tij shtimi i forcave të KFOR lidhet vetëm me mundësinë e një invazioni nga Serbia, pasi për çështjet e sigurisë janë autoritetet e Kosovës ato që përgjigjen. Dhe kjo njihet si nga NATO-ja, ashtu edhe nga Brukseli. Konjufca ka bërë thirrje që Samitit i Tiranës në kuadër të Procesit të Berlinit të dënojë sulmin terrorist të Banjskës nga Serbia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.