6 miliardë në 2100-ën nëse eliminohet varfëria ekstreme

Postuar në 28 Mars, 2023 17:43

Një raport i Club of Rome, një organizatë joftimprurëse, parashikon se popullsia e botës mund të bjerë në 6 miliardë në vitin 2100 nëse  ndiqen politika agresive të eliminimit të varfërisë ekstreme.

Projeksionet e deritanishme përcaktonin një ecuri sipas të cilës popullsia globale arrin pikun në vitin 2050 me 8.6 miliardë banorë për të arritur në 7 miliardë në vitin 2100.

Meqenëse ekspertët shohin një lidhje disproporcionale mes zhvillimit ekonomik dhe fertilitetit, atëherë supozimi se do të ketë politika të forta zhvillimore sjell një ulje të barrës demografike në botë me 1 miliardë banorë.

OKB-ja nga ana e vet e ka parashikimin krejt ndryshe: 9.7 miliardë banorë në vitin 2050 dhe 10.4 miliardë në vitin 2080.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.