Hungaria kundër angazhimit të NATO-s ndaj Rusisë

Postuar në 21 Mars, 2023 13:47

Një përballje e drejtpërdrejtë ushtarake mes trupave të vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë do të çonte në konflikt botëror. Këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Sipas rrgullimit në fuqi, NATO nuk është e angazhuar në luftë në afërsi të kufijve tanë. Kjo është gjendja tani. Një konflikt i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë do të çonte në një tjetër luftë botërore

është shprehur ai.

Qëndrimi është i përsëritur dhe jep mesazhin se Hungaria me gjasë do të shohë pozicionin e saj në lidhje me mobilizimin e shtuar në luftën e Ukrainës. Aktualisht Budapesti nuk është pjesë e furnizimit ushtarak të Kievit dhe ka qenë ndër vendet që e ka vuajtur më shumë politikën e sanksioneve ndaj Rusisë krahas Gjermanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.