Incidenti në Balltik, shërbimet amerikane sugjerojnë autorësinë nga një grup pro-Ukrainës

Gazeta amerikane “New York Times” ka publikuar dje një variant të ri që është raportuar gjerësisht, për incidentin e gazsjellësit “Nord Stream”.
Gazeta citon burime të shërbimeve amerikane sipas të cilave pas sabotimit të gazsjellësit në shtator të vitit 2022 mund të qëndrojë një grup pro-Ukrainës, përbërë ndoshta nga ukrainas apo edhe rusë.
Raportimi saktëson se pretendimet e shërbimeve amerikane nuk janë përfundimtare dhe se deri më tani nuk ka të dhëna për përfshirjen në organizimin e ngjarjes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Të gjitha vendet e përfshira apo interesuara për ngjarjen e Balltikut kanë nisur hetimet e veta dhe mbetet për t’u parë sesa ato do të përputhen.
Add new comment