Hije skandali për organizimin e Botërorit 2030

Postuar në 08 Shkurt, 2023 16:05

Politico” shkruan për atë që e quan një plan i sauditëve për të blerë Kupën e Botës në futboll. Pra të drejtën e organizimit të saj në vitin 2030. Sauditët raportohet se i ofruan Greqisë dhe Egjiptit ndërtimin e stadiumeve të reja në këmbim të votës pro për organzimin e kampionatit botëror në vitin 2030.

Oferta thuhet se kap miliarda euro dhe thuhet se është diskutuar në rrugë private mes princit të Kurorës, Mohammed bin Salman dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në verën e vitit 2022.

Çështja hapet në një moment delikat për Arabinë që raportohet se ka synime të dominimit të aktiviteteve sportive që priret të shndërrojë një influencë të tillë në ndikim politik. Rivalët e Arabisë Saudite për vitin 2030 janë Spanja, Portugalia, Ukraina, Argjeitna, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.