"Mirëpres faktin që Thaçi është në Hagë". Dhe oferta ndaj Serbisë për Kosovën

Postuar në 30 Janar, 2023 18:40

Presidenti serb kalon një pjesë të mirë të ditës së punës së vet me Kosovën. Në një takim që raportohet që ai ka patur me homologun çek Milos Zeman, është folur për Kosovën dhe meqenëse qëndrimi kreut të shtetit çek është i njohur, Vuçiç e ka falenderuar publikisht. Nga ana tjetër Zeman si një person që flet hapur, ka deklaruar ndër të tjera se ka bërë përpjekje që Çekia të revokojë njohjen e Kosovës, ndërkohë që:

Mirëpres faktin që Hashim Thaçi është në Hagë.  Nuk e dhashë dakordësinë time për të dërguar ambasador në Prishtinë

Lidhur me çështjen në fjalë, pra të Kosovës, në Serbi është qarkulluar një material i qendrës “Demostat” sipas të cilit pesëshja perëndimore i ka ofruar Serbisë anëtarësim në BE në vitin 2030 nëse pranon planin franko-gjerman, ndërkohë që refuzimi i tij do të sillte tërheqje të investimeve amerikane dhe europiane nga Serbia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.