Gjermania vendos dërgimin e tankeve në Ukrainë
Vendet e Europës kanë rënë dakord të dërgojnë 80 tanke Leopard 2 në Ukrainë. Qeveria gjermane ka bërë njoftimin në fjalë duke sqaruar se ajo vetë do të furnizojë Kievin me 14 njësi luftimi si hap i parë ndërkohë që vendet e tjera angazhohen për të plotësuar numrin me tanke të tjera.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar se Gjermania do të nisë së shpejti edhe stërvitjen e ekuipazheve ukrainase duke sinjalizuar kështu një zhvendosje të madhe në politikën gjermane drejt konfliktit. Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha ditë më parë se vendimi i Gjermanisë për të dërguar tanke nuk do të harrohet nga Rusia dhe do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.
Add new comment