Wagner drejt listimit si organizatë e krimit transnacional
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se Departamenti i Thesarit do të deklarojë së shpejti grupimin “Wagner” që Lufton në formën e njësive sepciale në Ukrainë, si organizatë të rëndësishem të krimit transnacional.
Ky përcaktim sipas Kirbyt do të lejojë administratën amerikane të vendosë sanksione më të rënda dhe të shtrëngojë aftësinë e grupit për biznes në botë.
Deklarimet u bënë pasi Shtëpia e Bardhë ka publikuar pamje të furnizimit me armë të Rusisë nga Korea e Veriut.
Add new comment