Mediat serbe/5 e Perëndimit ultimatum Serbisë edhe me Sanksione

Mediat serbe raportojnë se pesë përfaqësuesit e Perëndimit që po shkojnë sot në Beograd pas takimeve në Prishtinë do të dorëzojnë një ultimatum.
Gjithnjë sipas tyre kërkesa e përfaqësuesve të BE-së, SHBA, Italisë, Francës dhe Gjermanisë do të jetë që ose Serbia të pranojë planin franko-gjerman, ose të përballet me pasojat mes të cilave përmenden edhe sanksionet.
Në këtë kuadër mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka informuar patriarkun Porfirije për synimet e Perëndimit ndërkohë që vihet në dukje se plani franko-gjerman është skajshmërisht i pafavorshëm për Serbinë për shkak se detyron pranimin prej saj të anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Add new comment