Nuk mjafton NATO, duhet Amerika

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovksi e ka cilësuar Ballkanin Perëndimor si pika e dobët e arkitekturës europiane të sigurisë. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Pendarovksi ka folur për një rrezik nga Rusia duke bërë thirrje që SHBA t’i kushtojë më shumë rëndësi rajonit.
Vërejtja në fjalë ka rëndësi thelbësore pasi ajo sugjeron se as NATO, as investimet europiane nuk kanë mundur të stabilizojnë rajonin. Në Ballkanin Perëndimor bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, vende që në tërësinë e vet kanë orientim perëndimor.
Në këtë kuadër, shqetësimi i Pendarovskit nënkupton se modeli aktual i menaxhimit të situatës nuk mban më dhe se për ta ristabilizuar atë kërkohet forcë reale e cila përfaqësohet vetëm te SHBA.
Është po ashtu shumë e rëndësishme të vihet në dukje se aktorët anti-perëndimorë në këto vende, sidomos Bosnje, Serbi dhe Maqedoni e Veriut , po luajnë në mënyrë eksponenciale në raport me peshën specifike që kanë duke evidentuar kështu natyrën subversive ndaj formulave të stabilitetit aktual dhe duke I paraprirë perspektivës së rregullimeve të mëtejshme. Është domethënës fakti që aktualisht edhe ombrella e NATO-s nuk kuan më me të njëjtin autoritet si më parë në rajonin tonë.
Add new comment