Krijohet Forumi i Antalias për Diplomacinë
Turqia ka njoftuar krijimin e Forumit të Antalias për Diplomacinë me synim promovimin e politikës së jashtme të vendit. Sipas mediave turke, forumi do të realizojë ndër të tjera edhe projekte të përbashkëta me universitete vendase dhe të huaja si dhe me organizata joqeveritare. Po kështu Forumi njofton se planifikon publikime periodike, një mënyrë kjo për të ndikuar mendimin strategjik mbi zhvillimet në një ndër zonat më dinamike në botë.
Forumi ngrihet me ligj të Parlamentit dhe parashikohet të ketë 11 persona në komitetin e përhershëm. Mbetet për t’u parë sesa do të rivalizojë forumi organizma rajonalë të tjerë që janë krijuar së fundmi edhe në format qeveritar, ndërkohë që nisma reflekton vizion e artikuluar nga presidenti Erdogan për ”Shekullin e Turqisë”.
Add new comment