Do bëjmë namin kur të dalim jashtë shtetit
Mediat në Perëndim raportojnë se një numër deputetësh britanikë kanë shfrytëzuar udhëtimet e punës për të kryer marrëdhënie seksi me prostitute apo përdorim të ekzagjeruar të alkooolit. Lajmi vazhdon kështu:
Një ish-deputet konservator, tani anëtar i Dhomës së Lordëve, pyeti pritësit për rrugën drejt bordellit më të afërt kur ai udhëtoi në Azinë Juglindore, në një vizitë parlamentare.
Një tjetër deputet i torëve do të qëndronte pasi delegacioni parlamentar ishte kthyer për të vazhduar me inetersin e tij për femrat e zonës…që ishin kryesisht vajza të vogla
shkruan “Politico”.
Shampanjë, dreka të shtrenjta, kërkesat e përtej albionëve mbeten aq identike me ato të kujtdo tjetër, sado që pretendime për standard kulturore dhe demokracinë janë sipërore. Duhet të ketë ndonjë arsye misterioze për këtë zakonin universal “bëjmë namin kur të ikim jashtë shtetit”, që prek edhe perandoritë.
Add new comment