Moska: Ambasadori ynë në Beograd është urdhëruar të mbështesë normalizimin në Kosovë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Krachenko ka marrë urdhër për të hedhur hapa konkretë në mbështetje të normalizimit në Kosovë.
Ne po presim reagimin e Beogradit
ka thënë ndër të tjera Zakharova.
Deklarata sugjeron një gysmë iniciative të Moskës në Ballkan, pas muajve përfshirje ekskluzive në luftën në Ukrainë, që ka mbërthyer vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar perëndimor. Nga ana tjetër, deklarimi vjen si kundërpërgjigje ndaj akuzave që bëhen për rusofilinë në Beograd, duke nënkuptuar këtu se Moska investon në thellimin e krizës. Po kështu ky është një sinjal se Moska ka mbajtur derën hapur për Vuçiç që është shprehur së fundmi se është vënë në qoshe të goditjeve nga Perëndimi.
Add new comment