Somalia në buzë të humnerës, 700 mijë të zhvendosur rishtaz, 6 milionë në uri të thellë
Larg syve dhe vëmendjes ndërkombëtare, e normuar tashmë si një vend që është në fund të listës së njerëzimit, Somalia përballet së fundmi edhe me një thatësirë që po e çon në uri. Për të tretin vit radhazi në Somali nuk bie thuajse fare shi duke bërë që thatësira të klasifikohet si më e keqja në 40 vjet.
Drejtori i Concern Worldwide për Somalinë, Abdi Rashid Haji Nur është shprehur se në disa pjesë të vendit së shpejti mund të shpallet gjendja e urisë. Për shkak të kësaj situate është llogaritur se 700 mijë somalezë kanë lënë shtëpitë e tyre në kërkim të një mundësie të re për mbështetjen e jetesës.
Thatësira pason një gjendje katastrofike në vitet 2010-2012 kur për të njëjtin shkak vdiqën 250 mijë somalezë, gjysma e të cilëve fëmijë. Aktualisht në Somali përballen me urinë e thellë më shumë se 6 milionë banorë, ose 1/3 e popullsisë së vendit.
Add new comment