Zelenskiy: Rusët po përgatiten të bombardojnë Odesën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar se trupat ruse po përgatiten të bombardojnë Odesën, porti më i madh i Ukrainës.
Ata po përgatiten të bombardojnë Odesën. Rusët kanë ardhur përherë në Odesa, kanë ndjerë vetëm ngrohtësi këtu, vetëm sinqeritet. Dhe tani çfarë? Bomba kundër Odesës? Artileri? Raketa? Do të jetë një krim lufte, një krim historik
ka thënë ai në një videokonferencë.
Odesa është një qytet me 1 milionë banorë që mbyll sektorin jugor të Ukrainës për në Kiev, objektivi kryesor politik i Rusisë siç analizohet deri më tani. Ndërhyrja ushtarake ruse që nisi më 24 shkurt ka provokuar deri më tani largimin e 1.4 milionë njerëzve.
Comments
Heu bre
Ndalojini o burre.
Add new comment