Ambasadori rus sqaron letrën për Tiranën (VIDEO)
Letrës që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbajë një qëndrim sa i takon pandashmërisë së sigurisë në Europë dhe që u interpretua në Tiranë si kërcënim, për ambasadorin rus, Mihail Afanasiev, nuk i duhet dhënë ky interpretim.
Logjika është shumë e thjeshtë. Rusia ka dalë me një propozim për të hartuar dhe propozuar një marrëveshje për sigurinë e ndërsjellë, së pari mes SHBA dhe Rusisë dhe së dyti mes NATO-s dhe Rusisë. Ashtu si çdo vend anëtar i NATO-s, që do ta marrë pjesë në këto diskutime, është shumë e rëndësishme që edhe Shqipëria të kuptojë qartë atë për çfarë bëhet fjalë. N.q.s. shumica e vendeve anëtarë të NATO-s do ta përkrahin këtë qëndrim dhe të zhvillojë diskutime të sinqerta me Rusinë për këto koncepte, ne do ta mirëpresim. N.q.s. përgjigjja do të jetë negative, unë nuk mund të komentoj një pasojë të mundshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë sanksion për disa anëtarë të NATO-s por do të bëhet fjalë për një përgjigje të përgjithshme ndaj gjithë bllokut.
Ndërsa nisjen e punës për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë nga NATO, ambasadori rus nuk e sheh si kërcënim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë.
Modernizimi i bazës në Kuçovë, e cila shumë kohë më përpara ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik, mund të themi se është kursi i zhvillimit të strukturës së NATO-s, por nuk mund të themi që kjo gjë kërcënon drejtpërdrejt Rusinë. Se kjo gjë nuk është si sigurimi apo përforcimi i infrastrukturës ushtarake në kurriz të sigurisë së të tjerëve.
Kryediplomati rus tha se aktualisht Tirana dhe Moska ruajnë marrëdhënie korrekte, dhe se historitë e ndodhura me dëbimin e ambasadorëve në të shkuarën, nuk mund të jenë shkak për krisjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Add new comment