Përtej tabuve të seksit gjatë periodave

Postuar në 31 Janar, 2022 17:21
Gina Tonic

 

Një mënyrë e thjeshtë për t'i larguar meshkujt nga vetja është t’u thuash se nuk mund të bësh seks për shkak të ciklit menstrual.

Për një sërë arsyesh - por kryesisht për shkak se meshkujt vetë nuk kanë menstruacione - periodat ende shihen si një temë tabu dhe seksi gjatë atyre ditëve është problem për shumë prej tyre. Pra, nëse një djalë është i gatshëm ta bëjë pavarësisht “sëmundjes së përmuajshme”, atëherë ky është një element i shtuar eksitues - jo vetëm sepse seksi gjatë javës së periodave mund të jetë fantastik, por edhe sepse kjo tregon pjekuri (ose një qëndrim ambivalent, të paktën) ndaj menstruacioneve, qasje që shpesh mungon te meshkujt hetereo.

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë fetish të çuditshëm. Bëhet fjalë për të mos humbur një javë nga katër të tilla që ka muaji.

Ka njëfarë bindjeje te femrat se, shpesh, seksi gjatë periodave është shumë më i mirë sesa gjatë tre javëve të tjera. A mund të jetë kjo një dëshirë e pavetëdijshme për t’u çiftëzuar kur gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të ulëta se asnjëherë tjetër. Dëshirë për të sfiduar një qasje të vjetër, ndërkohë që ke edhe dhimbje fizike? Apo të dyja?

Disa femra thonë se trupi i tyre ndihet më vigjilent dhe eksitohen më lehtë gjatë kësaj periudhe të muajit. Lani, 25 vjeç, më thotë se dëshira seksuale i vjen vetëm kur fillon kjo periudhë. Eden, 26 vjeç, ka një histori të ngjashme: “Ndihem e gatshme për të bërë seks kur jam me menstruacione. Sa herë që kam bërë seks gjatë periodave, kam pasur orgazëm – thjesht ndihem më mirë.

Në kushte të caktuara, seksi mund të bëhet shkak për nisjen e periodave ose për fundin e tyre. Shpjegimi shkencor për këtë është se kontraktimet e mitrës gjatë një orgazme "lehtësojnë ose përshpejtojnë fluksin e lehtë të gjakut" dhe "nxjerrin jashtë më shpejt ato që mitra sekreton”, kjo është edhe arsyeja pse masturbimi është një metodë shumë e rekomanduar për të lehtësuar PMS.

Por shumica prej nesh e shprehin kështu:

Ndërsa shumica e femrave dhe nënat e tyre (që nuk kanë më menstruacione, por e mbajnë mend mirë) thonë se seksi menstrual është seksi më i mirë, Dr. Rashid Bani – drejtor Mjekësor për Shëndetin Seksual dhe mjek i përgjithshëm praktikues – mban qëndrim të kundërt.

Është e qartë se nuk është e pamundur të shijosh seksin gjatë menstruacioneve, por fiziologjikisht ato nuk e përmirësojnë atë”, shpjegon ai. “Nivelet e hormoneve në përgjithësi janë në pikën më të ulët gjatë menstruacioneve, gjë që në teori do të kishte efekt në uljen e ndjesive seksuale, reagimit dhe dëshirës seksuale nga ajo që është normalisht. Kjo gjithashtu mund të bëjë që vagina të jetë më e ndjeshme ndaj fërkimit ose prekjes, çka krijon më pak lubrifikant natyral sesa ai që gjenerojmë kur bëjmë seks".

Ndonëse do të ishte e gabuar për mua të debatoja me një profesionist të mjekësisë, kontributi i Bani nuk merr parasysh faktin se gjaku i periodave është lubrifikuesi më i madh që një trup mund të gjenerojë. Louise, 33 vjeçe, thotë se efekti rrëshqitës i gjakut menstrual padyshim e ndihmon procesin: “Gjaku të bën më të lubrifikuar, gjë që është eksituese! Ashtu si, pavarësisht nga lëngu, ndjesia e të qenit super e lagur e bën akoma më të nxehtë situatën”.

Tabuja e të bërit seks gjatë menstruacioneve mund të jetë një arsye pse njerëzit e shohin atë të kënaqshëm, pasi disa njerëz mund ta konsiderojnë emocionuese përfshirjen në një praktikë që del jashtë limiteve të shumicës”, sugjeron Bani.

Kjo bën sens - ne nganjëherë e hapim shaminë dhe e shohim pasi i kemi fshirë hundët në të, kështu që pse të mos duam të hipim mbi penis duke e ditur paraprakisht se më pas do ta shohim të lyer me gjak?

Eden pajtohet me këtë, por mendon se nuk është thyerja e tabusë ajo që e eksiton - është më shumë fakti se partnerët e saj janë kaq të pushtuar nga epshi, saqë nuk u intereson gjaku. “Fakti që mund të konsiderohet e shpifur, por në të njëjtën kohë ke përpara një burrë që nuk e vret mendjen për këtë është seksi”, shpjegon ajo. “Kjo do të thotë se ata janë thjesht të interesuar të bëjnë seks me ty dhe gjëra joserioze si periodat nuk i shqetësojnë. Gratë janë të socializuara për të ndjerë turp që janë me perioda - nga gjakderdhja aksidentale në shtratin e dikujt, ose çfarëdo tjetër - kështu që është një kthesë e madhe kur një mashkull nuk e vret mendjen fare për këtë".

Nëse e keni parë një nga skenat e “I may destroy you”, ku pas aventurës seksuale të një nate, Michaela Coel ndërron pecetën në banjë, mund të kuptosh më shumë rreth këndvështrimit të Edenit.

Shkenca thotë se të qenit në menstruacione mund të mos e bëjë seksin më të këndshëm, por në këtë rast, shkenca nuk ka rëndësi. Të jesh me dikë që jo thjesht të pranon, por dëshiron fort të bëjë seks me ty kur je në momentin më të sikletshëm? Nuk mund të ketë eksitim më të madh se kaq!

/ Shkrimi është botuar në VICE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.