Ukraina dhe zgjerimi i NATO-s në Lindje, Rusia: Disa përgjigje për SHBA
Vendosja e trupave ruse në kufi me Ukrainën po shihet nga Perëndimi si një përgatitje për pushtim të mundshëm. Ndërkohë, Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në Europën lindore. Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes "jomiqësore" të Perëndimit. Kjo “përplasje” vijon në distancë mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Një publikim i fundit i Departamentit të Shtetit mbi situatën e tensionuar solli kundërpërgjigjen e Rusisë. Në përgjigje të buletinit amerikan “Fakte dhe trillim: Dezinformimi rus mbi Ukrainën”, Rusia thotë se SHBA po furnizon me armë Ukrainën, duke inkurajuar agresivitetit e autoriteteve të Kievit ndaj popullsisë rusë në Donbas.
Lidhur me propagandën dhe dezinformimin rus si përpjekje për të krijuar një pretekst për veprim ushtarak, siç pretendon SHBA, Rusia i kujton Departamentit të Shtetit ndërhyjen në Irak.
Të gjithë e dimë se si autoritetet amerikane përdorin dezinformimin si pretekst për ndërhyrje ushtarake në shtetet e pavarura. Mjafton të kujtojmë të famshmen “epruvetë të Colin Powell”, e cila u bë pretekst për agresionin amerikan kundër Irakut. Vëllimi i ndihmave humanitare të përmendura nga Shtetet e Bashkuara është një “pikë në oqean” krahasuar me ndihmën e madhe të ofruar nga Federata Ruse për banorët e Donbasit.
Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka pasur kurrë një premtim nga Perëndimi për moszgjerim të NATO-s. Por në kundërpërgjigje, Rusia sjell disa të tilla.
Më 9 shkurt 1990, Sekretari amerikan i Shtetit, J. Baker, gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të BRSS, Eduard Shevardnadze, shpalli “garancitë e hekurta” që juridiksioni i NATO-s dhe forcat e saj ushtarake nuk do të lëvizin asnjë centimetër drejt lindjes”. Më 10 shkurt 1990, Ministri i Jashtëm gjerman H.-D. Genscher e siguroi E. A. Shevardnadze se “NATO nuk do të zgjerohet në lindje”. Në të njëjtën ditë, kancelari gjerman G. Kohl ia konfirmoi këtë M. Gorbachev-it. Në një konferencë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Baker, më 13 shkurt 1990, u tha se Uashingtoni përkrah “një Gjermanie të bashkuar dhe përfshirjen e saj në NATO, duke qenë i gatshëm të sigurojë që prania ushtarake e aleancës të mos lëvizë më tej drejt lindjes”. Të gjitha këto garanci janë të regjistruara në transkriptet e takimeve, të cilat janë sot në dispozicion të publikut të gjerë.
Lidhur me zgjerimin e NATO-s, Rusia e akuzon atë për politik agresive partneriteti, pas shtrirjes në vende të Europës Lindore.
Në vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore po ndërtohen objektet e magazinimit të pajisjeve të rënda ushtarake. Po sigurohen mundësi për një prani të huaj ushtarake në territorin e këtyre shteteve, që në fund të fundit rrezikon shkeljen, nëse jo të gërmës, atëherë të frymës së Aktit Themelues Rusi-NATO të vitit 1997.
Është rritur ndjeshëm numri i luftanijeve të fuqive jorajonale që hyjnë në Detin e Zi, duke e kthyer zonën ujore të tij në një zonë tjetër jostabiliteti. Deti Balltik, i cili më parë ishte i qetë dhe paqësor po bëhet një arenë konfrontimi ushtarak. Intensiteti i fluturimeve të avionëve zbulues të vendeve të NATO-s kërcënon trafikun ajror civil.
Aleanca kryen vazhdimisht manovra ushtarake pranë kufijve tanë. Vetëm vitin e kaluar janë zhvilluar rreth 120 stërvitje dhe manovra, gjatë të cilave simuloheshin skenarë sulmuesë kundër Rusisë si kundër armikut të kushtëzuar.
NATO po ndjek një politikë partneriteti jashtëzakonisht agresive, po shfrytëzon në mënyrë aktive territoret e Finlandës dhe Suedisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe po bën përpjekje për të fituar një terren në vendet e Azisë Qendrore. Po krijon objekte në hapësirën post-sovjetike që paraqesin rrezik nga pikëpamja e kërcënimit biologjik.
Add new comment