Polonia sfidon BE-në: Referendum nëse doni një super shtet europian

Postuar në 19 Tetor, 2021 13:10

Në Parlamentin Europian është zhvilluar sot një debat mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Poloni. Kjo e fundit ka miratuar së fundmi përmes Gjykatës Kushtetuese se e drejta e brendshme prevalon mbi atë të Unionit, duke ardhur kështu në përplasje me Brukselin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur “shumë e shqetësuar” për vendimin e Polonisë që sipas saj, “vë në diskutim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullimeve juridike europiane”.

Nga ana e vet kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka mbrojtur vendimin e gjykatës polake, duke dalë hapur me një kërkesë për referendum për Europën. 

Nëse doni të krijoni një supershtet europian duhet t’ia kërkoni vendeve dhe popullsive europiane nëse e duan një gjë të tillë. E drejta parësore është Kushtetuta dhe vjen para çdo burime tjetër të drejte. Primati i të drejtës së Unionit nuk mund të dhunojë Kushtetutën

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.