Eksperimenti me fëmijët: Reduktim orari vetëm për mësimin në shkollat publike
Sot ka nisur në mbarë vendin dita e parë e shkollës. Ka nisur në mënyrën më anormale të mundshme, duke përsëritur vitin e kaluar akademik që ishte edhe vit pandemik. Mësim vetëm 2 orë në orare me turne.
Vendimi që ka kushtëzuar këtë mënyrë të (ç)mësuari është fomalisht pandemia, e cila përtej anomalisë që sjelll është mbivendosur me një tjetër anomali shqiptare: ky kufizim ka prekur vetëm shkollat publike parauniversitare dhe jo ato private.
Akti që e detyron sistemin shkollor t’i nënshtrohet këtij regjimi është ai për masat kundër CoVid-19, por është e çuditshme dhe fare e papranueshme që ky akt të mos shtrihet në shkollat private. Të cilat edhe vitin e ri shkollor e nisën më herët.
Aq më absurd bëhet ky vendim kur dihet se qeveria shqiptare ka vedosur vaksinim me detyrim për mësuesit dhe sipas të dhënave deri më tani 85% e stafeve janë vaksinuar. Pra janë imunizuar. Kujt dhe pse mbahet atëherë ky regjim që po shkakon dëme të mëdha në nxënien dhe formimin e një brezi.
Nga ana tjetër kjo është një tallje e madhe cinike me fëmijët e kujtdo që i beson ende sistemit publik. Është e kotë të pyesësh sot se ku mësojnë fëmijët e ministrave të qeverisë Rama? Ku mëson vetë djali i kryeministrit për të kuptuar se kujt po i shërben ky kujdes kaq i madh për fëmijët tanë që sot u mësohet vetëm 2 orë me turne?
Është një poshtërim për prindërit që do të duhet të gëlltisin vendime absurde të firmosura nga ministrja (as)Kushi e cila do të duhet të mos pranonte deri në fund një akt të tillë që vendos fëmijët në kushte eksperimentale, por krijon probleme të mëdha edhe për mbarë familjet shqiptare që kanë fëmijë.
Add new comment