Singapori vë në funksion parkun më të madh fotovoltaik në ujë
Singapori ka vënë në jetë një projekt të ri për sigurimin e energjisë së pastër. Panele diellore lundruese në një sipërfaqe sa 45 fusha futbolli do të gjenerojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar pesë impiantet e trajtimit të ujit në ishull.
Projekti është pjesë e përpjekjeve të Singaporit për të përmbushur objektivin e katërfishimit të prodhimit të energjisë diellore deri në 2025, duke ndikuar pozitivisht në ndryshimin klimatik.
I vendosur në një rezervuar në Singaporin perëndimor, parku fotovoltaik është ndërtuar nga një degë e kompanisë Sembcorp Industries (SCIL.SI), raporton Reuters.
Panelet diellore mund të ndihmojë në uljen e emetimeve të karbonit me rreth 32 kilotonë në vit, një shifër e barabartë me ndotjen që do të shkaktonin 7 000 makina në rrugë.
Në krahasim me panelet diellore konvencionale në çati, ato lundruese janë ndërmjet 5% deri 15% më efektive për shkak të efektit ftohës të ujit dhe nuk ndikohen nga hijet e ndërtesave të tjera.
Energjia elektrike e prodhuar nga 122 000 panele diellore në sipërfaqen prej 45 hektarësh duhet ta bëjë Singaporin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem të trajtimit të ujit të mundësuar plotësisht nga energjia e qëndrueshme.
Panelet diellore janë projektuar të zgjasin për 25 vjet dhe për mirëmbajtjen e tyre do të përdoren dronë.
Në Sigapor janë aktualisht katër projekte të ngjashme në zhvillim.
Add new comment