SHBA fut sërish Kubën në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Postuar në 11 Janar, 2021 23:55

Administrata Trump ka ripërkufizuar Kubën si një vend që financon terrorizmin. Vendimi është njoftuar nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo duke arsyetuar se Kuba strehon persona të kërkuar nga SHBA si dhe mbështet kreun venezuelian, Nicolas Maduro.

Vendimi zhbën një akt të adminstratës Obama që mendonte të përmirësonte marrëdhëniet me fqinjin e vështirë jugor.

Po kështu SHBA ka klasifikuar grupin militant Houthi në Jemen, si grup terrorist, një lëvizje që padyshim shkon si goditje ndaj ambicieve dhe infrastrukturës iraniane në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.

Me vendimet në fjalë pasojnë sanksionet ndaj subjekteve në fjalë, diçka që duket se do t’i lihen presidentit pasardhës Joe Biden për t’i administruar.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

normal ... po qe se nuk je me SHBA je terrorist ... po dhe SHBA ka ikur per lesh ketu e kohe te shkuara ...
keshtu qe mire jeni kubaneze ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.