Ndodh në Shqipëri, opozitarizmi shpallet fals, pushteti si i vërtetë
Një protestë minimale, simbolike e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka prishur humorin e pushtetit. Në mungesë të përballjes me argumente apo në debat publik nëse tezat e Vetëvendosjes kanë shpresa të aplikohen me sukses, kalohet në sulm verbal, banal përmes kanaleve mediatike.
Vetëvendosja shqetëson në të vërtetë për kapacitetin e mobilizimit dhe këtë pushteti dyshon se e ka kryer si formë eksperimentale gjatë protestës së studentëve.
Në pikëpyetje po vihet sinqeriteti i patriotizmit të Vetëvendosjes sot që ka protestuar kundër Vuçiç. Por edhe sikur të jetë kështu, ky lloj diskreditimi që luhet në media, sqaron gjë për sinqeritetin e kryeministrit kur një muaj shfaqet patriot, njëherë ushtar i atdheut, një herë kozmopolitan, një herë nacionalist e një herë personazh që argalis dynjanë samiteve?
Nëse lexon mediat pranë pushtetit do arrish në përfundimin se ne jetojmë në një botë mëkatarësh dhe hipokritësh ku dallon vetëm Edi Rama me bindjet, parimet, vendosmërinë dhe dashurinë e sinqertë për zhvillimin. Estetikën dhe raportin e veçantë me të bukurën.
A është e vërtetë kjo tablo? Patjetër që jo. Ajo nuk është tabloja që besojnë edhe këta që sot bëjnë temena. Në fund të fundit ne po dëshmojmë se rrethohemi nga gjëra false, kallpe siç është vetë Shqipëria që portretizon zyrtarisht arsimi shqip. Ne po dëshmojmë për çudinë e të gjithëve se edhe gazetarët kanë shoqata false, apo fallco siç i quajnë. Si vallë virtyti të ketë ngjitur te një njeri si kryeministri?
Këto janë simptoma të frikës së humbjes, të rrëshqitjes së pashmangshme të tokës nën këmbë që nuk pranon të konsiderojë si alternativë edhe VV-në, ta pranojë sfidën e saj qoftë edhe sepse prej tre vjeëtsh tashmë po këto media, po ky kryeministër ankohen ditë e natë se ky vend nuk ka opozitë.
Re.Pu
Add new comment