Veliaj nxjerr kokën për Teatrin

Postuar në 20 Tetor, 2019 13:46

Përgatitjet e kryebashkiakut të Tiranës për të avancuar me projektin “Fusha” të Teatrit Kombëtar po i serviren sërish publikut. Marketimin e ka marrë përsipër vetë zoti Veliaj , duke përdorur si hajmali arkitektin e preferuar të bashkisë dhe kryeministrit, zotin Casamonti.  Të dy bashkë sollën si shembull të bashkëpunimit stadiumin me kullë që për momentin quhet Arena Kombëtare.

“Për ata që gjithashtu kanë dyshime për Teatrin Kombëtar apo për Kopshtin Botanik, ato do të jenë bizhutë e tjera të Tiranës.  Unë e di se çdo projekt ka kritikat e veta, ka debat, por ama tërmeti na tregoi se nuk e kishin problemin kullat. Kullat, në fakt, me këto strukturat moderne, rezistuan pa një ciflosje. Janë ndërtimet e vjetra ato që nuk durojnë, ato prej qerpiçi, në pjesën më të madhe të bëra pa leje, ato ka nevojë të ndryshojë Shqipëria. Pavarësisht se ishim që nga dita e parë kritikë, ose përqafues të këtij projekti, të gjithë në unison mund të themi një bravo. Na duhet të kapim ritmin e Tiranës për shumë projekte të tjera që na presin, duke filluar nga Teatri Kombëtar, nga Kopshti Botanik e shumë ndryshime”-deklaroi Veliaj.

Pak ditë më parë Respublica raportoi mbi një mbledhje urgjente të zotit Veliaj në Bashki, ku kërkoi shyrtimin brenda 18 Tetorit  të dosjes “Fusha”. http://www.respublica.al/2019/10/16/urdh%C3%ABri-i-veliajtdosja-p%C3%ABr-teatrin-t%C3%AB-mbyllet-n%C3%AB-18-tetor-oferta-e-vetme-nga-kompania-

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.