Bamirësi me lekët e të tjerëve
Kryeministri është në një fazë që ka filluar të mendojë për hallet e të varfërve, por me lekët e të tjerëve.
Duke mos patur ndonjë strategji të mirëfilltë këto 7 vite qeverisje në këtë drejtim, paralelisht me ndryshimin e pamjes së jashtme zoti Rama ka ftuar sipërmarrësit e mëdhenj për t’u shpallur nismën “Shqipëria Solidare”, një rubrikë që mesa duket do t’u shtohet transmetimeve të ERTV dedikuar ndërtimit të shtëpive për fakirët apo faljes së orendive dhe ushqimeve.
Kryeministri mesa duket sheh si konkurentë, imamin e rrugës së Kavajës apo të tjera fondacione. Shpjegimi i faturës u është komunikuar live biznesmeneve në Pallatin e Brigadave.
Secilit prej jush t’i bjerë një barrë e barabartë, e cila mund të jetë 2% mbi dividentin, jo të kompanisë, por dividentit tuaj. Mekanizimi nuk do të kontrollohet nga qeveria, por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju, si pjesëtare e një bordi që duhet diskutuar se si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin, të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e jetës së përditshme.
Add new comment