(Media)Qameti dhe rrëmeti
Ka mjaftuar një ide, apo një thashethem i hiperbolizuar në profeci që Tirana të përjetojë çudinë e vet, e cila mund të zgjasë më shumë se zakonisht, pra më shumë sesa tri ditë pse frika është e tillë.
Në orën 23:30 do bjerë tërmet. Kjo gjëmë u përtyp menjëherë si lakror saçi dhe bashkë me frikën e madhe si dhalla shoqëruese, kaloi poshtë te njerëzia që u lëshua rrugëve siç mund të shihet në fotot e shumta.
Natyrisht që media ka përgjegjësi, por edhe kjo sjellje do mbahet mend, qoftë edhe si provë sesi injoranca dhe ligësisa apo keqdashja armatosen rëndë me teknologjinë sotme për të diktuar humorin e nje shoqërie.
Meqë ra fjala, ora 23:30 kaloi. Ç’ka për të ndodhur është akoma përpara, por kjo vlen për çdo ditë. Kështu që ndoshta piknikut i shkoi vakti.
Comments
Gjynah qe Mona Likes dhe
Gjynah qe Mona Likes dhe Saleh Birisha nuk i shfrytezuan keto turma per rrumpalle berishisto metiste kundra qeverise.
Qeveria
Gjynah qe nuk i shfrytezuan kunder qeverise, por nuk guxojne se qeveria ka mbeshtetjen e ambasadave perendimore!
Une do thoja: Sa gjynah qe ambasada USA dhe ambasada BE nuk kane ne dore te kontrollojne termetet!
Add new comment