NCR Corporation investon në Serbi
Serbia ka përfituar një tjetër investim me shumë rëndësi duke provuar se është vendi kryesor në këtë drejtim në rajonin tonë. Mediat serbe njoftojnë se korporata e njohur NCR, pjesë e gjigandit AT&T, që realizon pajisje të teknologjisë së lartë, do të investojë në Beograd ndërtimin e një kampusi prej 30 mijë metrash katrorë, për një vlerë investimi prej 90 milion dollarësh ku pritet të punësohen më shumë se 4000 persona.
Kreu ekzekutiv i korporatës Michael Hayford ka vlerësuar punëtorët serbë si energjikë të angazhuar dhe me një etikë pune të shkëlqyer, ndërkohë që presidenti i vendit, Vuçiç, ka shfrytëzuar rastin për të vënë në dukje se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-ve mund të jenë shumë herë më të mira.
Pak javë më parë në media qarkulloi kajmi se edhe kompania Volkswagen mund të zhvendoset nga Ukraina në Serbi, si një ndër vendet e mundshme krahas Rumania, Bullgarisë apo edhe Hungarisë.
Add new comment