Kryeministri që i përvidhet vetes. Asnjë fjalë për arsyet e ndryshimeve në qeveri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarët që vazhdon që nga mëngjesi.
Përtej arritjeve të shkëlqyera të këtij viti, vendosjes së barazisë në ekonomi, zbatimit të ligjit etj., Rama ka sqaruar edhe pse ka emëruar ministrat që ka emëruar, por pa qenë në gjendje të sqarojë pse hoqi ata që hoqi. Me sjelljen e atij që kapet pas fijes së barit, kryeministri ka gjetur të ashtuquajturin debat për ministrin e ri të Jashtëm për të bërë ca leksione qytetarie.
Është çështje kohe largimi i këtij njeriu që ka ikur nga realiteti për t’u kapur me thonj pas realitetit të vetëm për të: atë të karriges dhe parave të veta.
Rama ka folur për një mandat të tretë dhe sipas tij këtë e siguron qeveria e re. E vërteta është se kryeministri nuk po kupton apo nuk do ta kuptojë se mandati i tretë me fytyrën e tij është provokim.
Add new comment