Kosova bëhet zyrtarisht me ushtri
Votimi këtë të premte i tre projektligjeve në parlamentin e Kosovës i hapi rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të mirëfilltë. Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara. Transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.
Ambasadori amerikan në një deklaratë të shkurtër tha se “siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë – dhe të paqes, si dhe marrëdhëniet reciproke me fqinjët – për aq sa edhe forcimi i profesionalizmit të forcave të saj të armatosura”.
Ndërsa BE vazhdon të insistojë që krijimi i ushtrisë të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “BE-ja vazhdon t’i ndajë pikëpamjet e qarta të NATO-s dhe të SHBA-së se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës në përputhje me Kushtetutën”- ka thënë Kocijançiq për gazeten Zeri. Ndërkaq në rrjetet sociale ka qëarkulluar një video ku një formacion i ushtrisë amerikane i këndon Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa në rrjetet sociale ka qëarkulluar një video ku një formacion i ushtrisë amerikane i këndon Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Add new comment