Qelbi i partive në një protestë të pastër

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 20:41

Disa protestojnë te Ministria e Arsimit, disa në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, disa te Kryeministra. Protesta e studentëve ka humbur kohezionin e fillimit, univokalitetin e saj për t’u shndërruar në fraksione protestash ku duken qartë duart e partive politike të opozitës. Qershia mbi tortë, deklarata e Kryeministrit Edi Rama, që nuk heq dot dorë nga protagonizmi:

Nuk është çudi që i njëjti njeri ta shfrytëzojë protestën pa produkt në kapital politik pikërisht sepse atë e infektoi opozita e Luzlim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhi. Banditimi i protestës nga njerëz të këtyre tri partive ishte alibia më e mirë për Edi Ramën që të luante fijet e menaxhimit të një krize që përndryshe duhet të çonte në të tjera drejtime.

Epitafi i protestës është fakti se publikisht, në emër të saj po flet Sali Berisha, i cili është i ftuar në CNN Albania, për të sqaruar se protesta lindi si dialektikë e ndryshimeve sasiore që çojnë në ndryshime cilësore.

Nesër nis një ditë e re për Tiranën. Mund të ketë zhurma dhe bllokime rrugësh, por ngjan se gjallëria e këtyre ditëve do t’i lërë vendin reanimacionit të zakonshëm. Sepse protesta u grabit ndërkohë që qytetarët nuk ishin gati ta merrnin atë në dorë. Ndoshta ky ishte një hap i parë, një sinjal. Dhëntë Zoti të jetë kështu!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.