Edhe Hurriyet qarkullon variantin e tërheqjes në 6 milje

Ashtu si disa media në Shqipëri edhe gazeta turke Hurriyet qarkullon variantin se Athina është tërhequr nga deklarimi i 12 miljeve det territorial duke qëndruar në parimin e 6 miljeve siç ka operuar deri më tani.
Pa iu referuar ndonjë vendimi konkret Hurriyet merr shkas nga takimi i kryeministrit Tsipras, njëherësh ministrër i Jashtëm me drejtues të lartë të dikasterit që drejton dhe ndryshimit të qëndrimit për tre dekretet presidenciale të përmendura nga ish-ministri Kotzias.
Vetë mediat greke kanë raportuar që zgjerimi i ujerave territoriale greke do të bëhet përmes një ligji të posaçëm që do të kalojë në parlament, por nuk citohet ndryshim në qëndrim sa i përket 12 miljeve.
Sipas Hurriyet Cipras ka vendosur ta ndërpresë këtë proces për të zhvilluar një dialog me të gjerë me partitë politike në lidhje me ushtrimin e të drejtës sovrane të vendit. Ky lajm u përcoll një ditë më parë edhe nga Top-Channel apo media të tjera që i referoheshin burimeve të sigurta. Sot Turqia ka shpërsuar qëndrimin duke nxjerrë ministrin e Mbrojtjes në një deklaratë ku theksohej se zgjerimi në 12 milje i Greqisë në Egje do të përbënte shkas lufte.
Add new comment