Qeveria i "vjedh" opozitës Paketën Antimafia

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar pak minuta më parë përmes një postimi në tuiter, se së shpejti do të propozohet një paketë antikrim. Xhafa paraljamëron një mjedis mbytës për të fortët.
Mbetet e paqartë se çfarë është kjo paketë antikrim, pasi Shqipëria ka ligjet dhe kuadrin nënligjor të plotësuar për të goditur krimin në çdo drejtim. Qeveria po vepron me shumë nxitim, ajo po kap ata që dikur nuk kapeshin dot, po flet për emergjencë të krimit, ndërkohë që deri dje mbronte versionin se çdo gjë është në normalitet.
Qeveria po shtetëzon industrinë e lojërave të fatit, ndërkohë që po vetë bëri një ligj në vitin 2015.
Nëse e sheh nga një optikë ngushtësisht politike, lëvizjet janë në përgjigje direkte të nismës së fundit të Partisë Demokratike dhe Paketës Antimafia që ajo propozoi pak javë më parë. Në të parashikohej goditja e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtja e pasurisë publike, garantimi i konkurencës së lirë si dhe verifikimin e PPP, kontratatave të koncesionit, të tjetërsimit të pasurive publike, aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.
Qeveria e z. Rama në të vërtetë me shumë bujë dhe spektakël, por edhe veprime konkrete, po përmbush disa kërkesa të opozitës duke kapitalizuar rezultatin për vete. Jemi në prag të zgjedhjeve, kemi përvojën e një qeverie që nuk dëgjon të korrektojë veten përveçse kur bën llogari të vetat. Ndaj çdo veprim dhe lëvizje që po ndodh nuk mund të shkëputet nga dyshimi se më shumë sesa vullneti i vërtetë për luftuar krimin, kemi të bëjmë me manovra në shkallë të gjerë që neutralizojnë disa probleme që sot nuk shihen mirë, e që ishin bërë pjesë e axhendës kryesore opozitare.
Add new comment