Check-Up i sforcuar, gjoba mjekëve që s’kapin normën
Mjekëve të familjes u është vënë një normë për të përmbushur në planin e check up-it, në të kundërt ata gjobiten. Vetë mjekët pohojnë pwr emisionin ivestigativ “Stop” se kjo është e shkruar në kontratat e punës dhe mosplotësimi i normës u rrezikon madje edhe vendin e punës.
Mjekja 1 - E kemi domethënë një ligj, që duhet…
Gazetari –Wshtë i detyrueshëm?
Gazetari –Nuk është e detyrueshme. Kjo nuk është e detyrueshme për pacientin?
Mjekja 1 Ne nuk i detyrojmë në asnjë moment, të bëjnë check up-in, pavarësisht se ne me ligj e kemi që duhet?
Mjekja 2 –Është një normë, që është vendosur…
Gazetari –Sa është në ditë a në muaj? Nuk e di si përllogaritet.</p>
Mjekja 2 - Shiko tani, unë duhet të jem 2 në ditë, domethënë një ditë dy, një ditë një.
Mjekja 2-Por edhe në muaj, sa i bie? 34! Në qoftë se nuk e arrin këtë, pastaj gjobitet mjeku.
Po mbi ça baze gjobitet?
Mjekja - Po se është një pikë e kontratës edhe nuk e ke realizuar.
Mjekja 2 -mUnë për veten time për 6 mujorin e parë jam gjobitur 30 mijë lekë. Nuk e kisha realizuar 100%, kisha realizuar 70%, të vjetra 30 mijë lekë, po për mua 30.
Mjeku 2- Se unë 500 mijë lekë (të vjetra) e kam rrogën. Sivjet e kanë futur në kontratë ata, një pikë në kontratë.
Gazetari - Nuk ka qenë më përpara?
Mjeku 2- Nuk ka qenë. Thuhej që bëhej, bile vitin e parë e bëmë ne dhe na dhanë edhe një rrogë shpërblim, kurse tani punojmë dhe asgjë.
Mjeku 3 - Në rast se ne si mjekë, si Qendër Shëndetësore nuk realizojmë kontrollin bazë, në bazë të një pike të kontratës ne jemi të detyruar që të marrim dhe sanksione përkatëse. Një prej tyre është gjoba, detyrime financiare. Ne jemi pak a shumë të shqetësuar në këtë drejtim, në një farë presioni se nuk e realizojmë dot. Është e vështirë sepse duhet të dalim në qytet e në çdo vend që të mbledhim njerëzit. Kemi dalë me të gjithë personelin e infermieret tona, por nuk e realizojmë dot.
Koncesioni i check up-it paguhet 2.1 milionë euro çdo vit nga buxheti i shtetit. Ministria e Shëndetësisë nisi katër vjet më parë aplikimin e check up-it për moshat 35 deri në 70 vjeç. Programi u debatua shumë nga partitë politike, madje opozita e denoncoi pranë prokurorisë, duke e konsideruar atë si më korruptivin dhe më të dështuarin. Kompania që fitoi kontratën 10-vjeçare të qeverisë shqiptare prej 120 milionë eurosh wshtë marrw tregtimin e cigareve, detergjentëve dhe pelenave të fëmijëve.
Comments
Forma ka rendesi dhe jo
Forma ka rendesi dhe jo permbajtja! Moto e pandare e shqiptarit!
Add new comment